Zjarri në qendrën tregtare në Lushnje, disa persona përfundojnë në spital

Situata në qendrën tregtare në Lushnje paraqitet e rëndë, pas flakëve që kanë përfshirë godinën disa katëshe, ku në katet e sipërme ndodhen banesa.

Raportohet se disa persona janë transportuar me ambulancë drejt spitalit, por jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, në vendngjarje ndodhen dhjetëra ambulanca dhe zjarrfikëse, ndërsa është bërë evakuimi i qendrës tregtare dhe po vihen me largimin e personave të tjerë.


Shtuar 25.12.2023 15:55