Zjarri në Majën e Rrunës vijon të jetë problematik, kërkohet ndërhyrje nga ajri (VIDEO)

Situata e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës(Laku i Thive) Nj.Ad Malzi bashkia Kukës vazhdon të jetë problematike.

Sot janë angazhuar për izolimin e kësaj vatre zjarri 10 forca të MZSH-së, 8 forca të pyjores dhe Nj.Ad Malzi, si dhe 15 forca të DMR-së Kukës.

Gjithashtu është bërë kërkesë dhe për ndërhyrje nga ajri me helikopter.

Ndërkohë, situata në bashkitë Tropojë dhe Has është e qetë./albeu.com


Shtuar 19.08.2021 09:20