Normalja e re surreale në Kabul

Korrospondeti i BBC në Afganistan ka përshkruar situatën aktuale në Kabul. Ai thotë se ka akoma “kaos absolut” në në aeroportin e qytetit, ndërsa afganët vazhdojnë të përpiqen dhe të ikin me fluturime evakuimi.

Ai thotë se, është vërtet e vështirë të mbivlerësohet se sa e madhe është prania e talebanëve në kryeqytet, me luftëtarë ‘të armatosur deri në grykë” që bredhin në qytet në këmbë dhe në automjete.

Më tej në raportim, korrospondenti i BBS shprehet se, bankat dhe zyrat qeveritare vijojnë të jenë të mbyllura dhe shumë pak gra shihen në publik.

Ai gjithashtu tha se kishte dëgjuar një shpërthim të fortë armësh mëngjesin e sotëm ndërsa nuk dihet se nga kush është qëlluar./albeu.com


Shtuar 19.08.2021 09:11