Zjarri në lokalin në Myslym Shyr, del momenti i frikshëm kur i maskuari e lyen me benzinë (VIDEO)

Vetëm pak ditë më parë, një lokal në Myslym Shyr u përfshi nga flakët, por sipas policisë kishte vetëm dëme materiale.

“Zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Por në videon e publikuar në Shqip, vihet re se zjarri nuk ka qenë si pasojë ndonjë incidenti, por i qëllimshëm.

Një person i mbuluar me kapuç dhe me një maskë në fytyrë thyen xhamin e vetratës, kërcen dhe futet në ambientet e brendshme të lokalit dhe me një bidon në dorë derdh benzinën në tokë.

Pasi përshkon dhe lag me benzinë të gjithë dyshemenë e lokalit, ai del përjashta dhe i ndez çakmakun dhe i vë flakën ambientit. Kjo mund të jetë ndonjë hakmarrje ose ndonjë një paralajmërim.


Shtuar 22.05.2021 18:28