Zjarret, Peleshi: Shfaqet një vatër tjetër e rrezikshme në Lunxhëri, banorët të evakuohen

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se është shfaqur një tejëtër vatër zjarri e rrezikshme në Lunxhëri-Antigonë.

Si pasojë e erës zjarriu u është afruar banesave, dhe Peleshi u ka bërë thirrje banorëve të zonës të zbatojnë urdhrin e evakuimit.

Në Bashkinë Gjirokastër, është shfaqur një tjetër varër zjarri e rrezikshme në Njësine Administrative Lunxhëri – Antigone, ku si pasojë e erës situata eshte agravuar dhe zjarri është shume prane banesave. Në vendngjarje po punojne strukturat e mbrojtjes civile. Gjithashtu ne mbeshtetje kanë shkuar edhe Forcat e Armatosura.

U bëjmë thirrje banorëve të jenë bashkëpunues me strukturat shtetërore për të zbatuar urdhrin e evakuimit”, shkruan Peleshi./albeu.com


Shtuar 3.08.2021 16:49