Zjarret, Niko Peleshi gjen justifikime për situatën e dalë nga kontrolli: Era po na e vështirëson punën, evakuohuni nëse ju kërkohet

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar për situatën e zjarreve në vend. Peleshi, përmes një postimi në Facebook, shkruan se, kushtet atmosferike po e vështirësojnë punën e forcave operacionale në terren.

“U bëjmë thirrje banorëve që janë pranë vatrave të zjarrit të evakuohen në rast se kjo u kërkohet nga autoritetet”, shkuan ndër të tjera ministri.

Postimi i Niko Peleshit:

Kushtet atmosferike, era e fortë në disa raste po vështirësojnë punën e forcave operacioneve në terren, në përballje me zjarret. Problematike është situata në fshatin Dushkarak në bashkinë Selenicë, ku po ndërhyn nga ajri helikopteri i Forcës Ajrore. U bëjmë thirrje banorëve që janë pranë vatrave të zjarrit të evakuohen në rast se kjo u kërkohet nga autoritetet.

Nga toka dhe nga ajri po punohet edhe në fshatin Mal Bardhë, në Kurbin. Efektivë të FA janë angazhuar për shuarjen e flakëve në fshatin Vilzë e Bërdicë të Shkodrës, apo edhe në Lam i madh, Bashkia Mat.

Shtuar 8.08.2022 18:37