Hidhet në det nga trampolina në Sarandë, dëmtohet rëndë pushuesi, niset me helikopter drejt Traumës

Endri Mera 28 vjeç, nga Tepelena, i ndodhur me pushime në Sarandë, është hedhur nga trampolina me kokë në det dhe për rrjedhojë është plagosur rëndë.

Menjëherë është transportuar  në urgjencën “Stefan Mekshi” në Spitalin e Sarandës.

Sipas bluzave të bardha i riu ka pësuar frakturë të rruazave të qafës.

Ka marrë ndihmën e parë dhe po niset me helikopter për drejt spitalit te Traumës në Tiranë. Shkak është bërë hedhja me kokë e të riut në det./albeu.com

Shtuar 8.08.2022 18:28