Zjarret, Haki Çako: Njoftimi në kohë ul rrezikun

Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile Haki Çako, gjatë një conference për media ka folur për situatën e zjarreve.

Çako është shprehur se është e rëndësishme që pushteti vendor dhe strukturat përkatëse të jenë sa më vigjilente.

Ai gjithashtu tha se, është e rëndësishme që vatrat e zjarrit të konstatohen sa më shpejt të jetë e mundur pasi kjo do të çojë dhe mbajtjen nën kontroll për parandalimin e zjarreve.

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/800407031830976

“Siç jemi në dijeni agjencia e Mbrojtjes Civile përgjigjet për zvogëlimin e rriskut nga fatkeqësitë në të gjithë territorin e Shqipërisë. Në këtë këndvështrim institucioni është përgjegjës për kontrollin të situatave emergjente. Angazhimi maksimal i pushtetit vendor në qark dhe bashki, pasi janë edhe përgjegjësit kryesor që duhet të rezaurojnë të gjithë kapacitetet e tyre në nivel qarku dhe bashkie që janë përgjegjësit kryesor për ruajtjen e territorit të tyre. Gjatë muajit qershor dhe korrik janë evidentuar 125 dhe 45 vetëm në tre ditët e fundit në pyje dhe në sipërfaqe kullotash. Në takimet e zhvilluara në prefektuara është diskutuar që në bashkëpunim me prefektët dhe kryebashkiakut është diskutuar për monitorimin e sistemit dhe verifikimin për informimin sa më të shpejtë të rënies së zjarreve.

Sinjalizimi në kohë i shërbimit zjarrfikës, aty ku kryebashkiakët dhe kryetarët e fshatrave janë më të vëmendshëm rezultati është shumë herë më pozitiv. Është e rëndësishme ndërhyrja në kohë, pasi asnjë zjarr nuk përhapet shumë nëse do të funksionojnë të gjithë strukturat përkatëse. Raportimi në kohë dhe komunikimi me qendrën të emergjencave civile, vlerësimi dhe mbështetja dhe pasi të jenë rezauruar të gjithë rezervat në nivel bashkie dhe qarku do të merren masa të tjera.  E rëndësishme është niveli i të gjithë strukturave, njoftimi i popullatës që mund të jenë në rrezik dhe evakuimi i tyre dhe hetimi në lidhje me zjarret për të vënë në këtë rast edhe autorët”, ka thënë ai.


Shtuar 24.07.2023 14:19