Venddepozitimi i mbetjeve urbane që ndodhet mbi fshatin Mamëz të Kukësit është përfshirë nga flakët.
Sipas shërbimit zjarrfikëes, vartra e zjarrit ka rënë në hyrje të këtij vendgrumbullimi ndërsa flakët janë përhapur duke mbuluar me një re tymi të gjithë zonën por edhe duke ndotur zonën. Nuk dihet ende se cili është shkaku i rënies së flakëve.
Drejt vendit të ngjarjes janë nisur zjarrfikësit për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve dhe për të ndalur përhapjen e tyre pasi vendi i grumbullimit të mbetjeve urbane rrethohet nga masiv pyjor me dushqe ndërkohë që prania e erës mund të favorizojë përhapjen e flakëve.
Ky është rasti i katërt i rënies së zjarreve në Kukës gjatë kësaj vere.