Zjarr në Vaun e Dejës, po punohet intensivisht për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Në zonën e malit Cukal në njësinë administrative Shllak të Bashkisë Vau i Dejës është aktivizuar një vatër zjarri që duket të jetë problematike.

Për momentin vijon të jetë aktive, por po punohet për vënien nën kontroll të saj. Për shkak të terrenit të vështire janë aktivizuar rreth 15 burime njerëzore në zonë dhe po punohet intensivisht.

Drejtori i Policisë së Shkodrës ka thënë se strukturat operacionale janë në terren dhe se po monitorohet situata hap pas hapi.

Gjithashtu në binarët e hekurudhës në Shtoj të Vjetër ka tre ditë që ka rënë zjarr, i cili dyshohet të jetë i qëllimshëm./albeu.com

 

 

 


Shtuar 3.08.2021 16:17