Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në një pallat në Korçë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një pallat në lagjen nr 4 të qytetit. Sipas raportimeve zjarri ka rënë pas një defekti në sahatet e ujit ndërsa theksohet se ka tym të madh në hyrje të pallatit.
Banorët pasi kanë parë tymin kanë dalë jashtë, ndërkohë që po ndërhyhet për të pastruar të gjithë ambientin. Drejtoria e Ujësjellësit ka ndërprerë ujin deri në rregullimin e plotë të sahateve të djegur. Banorët thanë se kanë parë tym fillimisht, në korridor pastaj kanë hapur dyert e ujësjellësit, ku kalojnë tubat e ujit.
“Tani është mbytur gjithë pallati nga uji, janë çarë të gjitha tubat, uji mungon dhe kanë mbetur të gjithë banorët jashtë. Lart nuk hyn dot, te kati i 4 nuk hyhet, nuk duket fare”, tha një banor.