Zjarr në Memaliaj, digjen sipërfaqe të tëra me pyje e shkurre (VIDEO)

Një zjarr është aktivizuar në Levan të Memalijt, ku për pasojë janë djegur disa ha pyje dhe shkurre. Flakët e zjarrit kanë qenë agresive në orët e natës, derisa janë shur orët e para të mëngjesit të sotëm nga zjarrfikësit.

Në aksion ka marrë pjesë vetë komandanti i PMNZSH, Memaliaj Shkëlqim Goxhaj, i cili ka drejtuar misionin e shpëtimit dhe shuarjes së flakëve me qëllim shmangien nga zona e banuar.

Mendohet se zjarrvënie ka qenë një bari i zonës, i cili është ne ndjekje nga ana e policisë./albeu.com