Zjarr në Gjirokastër, flakët rrezikojnë kabinën elektrike

Një zjarr është regjistruar pasditen e sotme në Gjirokastër. Ndërkohë raportohet se nga flakët rrezikon djegia e kabinës elektrike që furnizon lagjen Manalat në Gjirokastër.

Mësohet se shkak i flakëve ka qenë rënia e zjarrit në një kontejner mbeturinash në orën 18:00 dhe menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrefikëse. Zjarrfikëset izoluan përparimin e flakëve në drejtim të kabinës elektrike dhe shtepive përreth.


Shtuar 7.07.2024 19:04