Zjarr masiv në pyjet e Krujës, zjarrfikëset drejt vendngjarjes (VIDEO)

Një vatër e madhe zjarri është aktivizuar në fshatin Derven të Krujës. Zjarri është përhapur në pyje me shkurre e pisha, por fatmirësisht ende nuk paraqet rrezik për banesat apo objektet në zonë.

Për shuarjen dhe neutralizimin e zjarrit janë angazhuar dy zjarrfikëset e Krujës të ndihmuara dhe nga një zjarrfikëse e Durrësit.

Fatmirësisht  janë jashtë rrezikut banesat përreth dhe po punohet për neutralizimin dhe shuarjen e flakëve të cilat vijojnë prej disa orësh./albeu.com


Shtuar 30.07.2022 17:07