Zidane qetëson tifozët: Pse duhet t’i them lojtarëve po iki, ne po luftojmë për La Liga

Zinedine Zidane ka përgënjeshtruar raportimet e mediumeve spanjolle se ai ka komunikuar me futbollistët për largim nga detyra në fund të sezonit. Trajneri i Real Madridit, foli pas fitores ndaj Athletic Bilbaos, duke thënë se nuk ka diskutuar me lojtarët këtë temë.

“Ne po luftojmë për ta fituar La Ligan. Pse duhet t’i them lojtarëve se po largohem” deklaroi Zizou.

Real Madridi qëndron dy pikë mbrapa nga lideri Atletico Madrid, kur ka mbetur vetëm edhe një xhiro deri në fund të sezonit.

 

 


Shtuar 16.05.2021 21:46