Zidane: Absurd përjashtimi ynë, nevojitet Reali perfekt ndaj Chelsea

Real Madrid është gati për duelin e parë gjysmëfinal të Champions League. “Los Blancos” presin Chelsea në shtëpi të martën në mbrëmje (21:00), sfidë rreth së cilës flet Zinedine Zidane në konferencën e zakonshme për shtypin.

Është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe duam të paraqitemi sa më mirë. Nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi Chelsea është një skuadër që sulmon dhe mbron shumë mirë. Duhet të jemi të kujdesshëm në mbrojtje dhe të shfaqemi të rrezikshëm në ofensivë.

Duhet versioni më i mirë i Realit nesër në mbrëmje. Nuk zgjedhim mes kampionatit dhe Champions League, jemi në garë në të dy kompeticionet. Kemi kaluar shumë vështirësi, por ia kemi dalë t’i lëmë pas krahëve problemet e hasura.


Shtuar 26.04.2021 14:34