Beteja për Tiranën: PS kryeson ndjeshëm me 19 mandate, Basha në rritje

Nga 1,243 kuti votimi që janë në qarkun e Tiranës, deri në këto momente janë numëruar 324 prej tyre ku kryeson Partia Socialiste.

57,024 vota janë numëruar për PS-në ndërkohë që Partia Demokratike numëron 43,126 vota. Nga numërimi deri tani 6,993 vota janë për Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Duke bërë krahasimin me zgjedhjet e vitit 2017, edhe PS edhe PD, kanë më shumë vota, ndërsa LSI-ja ka më pak vota.


Shtuar 26.04.2021 14:21