Zhduket shqiptarja në Greqi, asnjë lajm prej 3 javësh

Autoritetet e Kretës kanë ngritur alarmin pas zhdukjes së një 22-vjeçareje shqiptare.

Paloma Zerellari u zhduk mbrëmjen e së martës, më 12 dhjetor 2023 në Chania, ndërsa “Buzëqeshja e Femijës” u njoftua të hënën, më 8 janar. Menjëherë u publikuan të dhënat e saj me kërkesë të familjes pasi jeta e saj mund të jetë në rrezik.

Paloma është 1.65 cm e gjatë, me peshë nirmale. Flokë ngjyrë gështenjë dhe sy kafe.

Ditën që u zhduk ajo kishte veshur një këmishë shumëngjyrëshe dhe një bluzë rozë.

Autoritetet greke i bëjnë thirrje të gjithë personave që kanë informacion të kontaktojnë në nurmin e telefonit të vënë në dispozicion.


Shtuar 9.01.2024 16:38