Zhduket 15-vjeçarja në Delvinë, çfarë deklaroi babai i saj në polici

Policia e Delvinës ka shpallur në kërkim një 15-vjeçare, pasi babai i saj ka bërë kallëzim se është larguar nga shtëpia. Sipas tij ajo ka ikur me ish-bashkëshorten.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë, shpallën në kërkim një 15 vjeçare,  banuese në Delvinë, pasi ka bërë kallëzim babai i saj, se i është larguar vajza së bashku me ish bashkëshorten e tij”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com

 


Shtuar 27.11.2021 09:08