Dhjetëra qytetarë janë mbledhur edhe këtë të shtunë në Elbasan, në vijim të protestave që nisën kundër projektit të ndërtimit në zonën e Zvërnecit dhe që tashmë kanë zgjeruar fokusin edhe te çështje të tjera që banorët kërkojnë të ndryshohen.
Krahasuar me ditën e djeshme, kur u zhvillua protesta e parë në qytet me një pjesëmarrje më të ulët, sot është vërejtur një numër më i madh protestuesish.
Të lidhura
None found
Gjatë tubimit, qytetarët kanë shprehur shqetësimet dhe kërkesat e tyre, duke kërkuar më shumë vëmendje ndaj problematikave që prekin komunitetin. Në protestë morën pjesë të rinj, të moshuar dhe fëmijë, të cilët u bashkuan në thirrjet për ndryshim dhe respektim të të drejtave të tyre.
Organizatorët theksuan se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa kërkojnë që institucionet të dëgjojnë shqetësimet e ngritura nga qytetarët.
