Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet e ka telefonuar kryeministrin Albin Kurti për të dytën herë në më pak se një muaji lidhur me zgjedhjet e Serbisë që do të mbahen më 3 prill.
Chollet tha se pati “bisedë të mirë” me Kurtin, ndërsa përmendi rëndësinë që votuesit në Kosovë me të drejtë vote “të mund të marrin pjesë në zgjedhje”
“Pata një bisedë të mirë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti sot. E falënderova atë për mbështetjen e tij të fortë në çështjen e Ukrainës dhe theksova rëndësinë e sigurimit të votuesve me të drejtë vote në Kosovë që të mund të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme kombëtare serbe të 3 prillit”, shkroi zyrtari amerikan në Twitter.
Had a good conversation with Kosovo Prime Minister @albinkurti today. Thanked him for his strong support on Ukraine and stressed the importance of ensuring eligible voters in Kosovo are able to participate in the upcoming April 3 Serbian national elections.
— Derek Chollet (@CounselorDOS) March 14, 2022
Rreth një muaj më parë, më 18 shkurt, kryeministri Kurti kishte biseduar në telefon me Chollet për të njëjtën çështje.
Në një postim në Twitter, Chollet kishte thënë se me Kurtin kishin diskutuar për praktikat kur Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) “është pajtuar me kërkesat e shteteve të tjera për votime me prani fizike”./express
Great call with PM @albinkurti. I reaffirmed unwavering support for Kosovo’s sovereignty. Looking to Serbia’s April elections, discussed practices when OSCE states have agreed to other states’ requests for in-person voting. Thanked ?? for its generosity hosting Afghans.
— Derek Chollet (@CounselorDOS) February 18, 2022