Zgjedhjet për kreun e PD-së, Vokshi: Procesi më transparent ndonjëherë

Përfaqësuesja e “Komisionit të Rithemelimit” Albana Vokshi lexoi rezultatet në selinë blu pas zgjedhjeve të sotme për kreun e PD-së.

Vokshi u shpreh se ky proces ishte më transparenti e më i besueshmi ndonjëherë. Ajo tha gjatë deklaratës se pjesmarrja e lartë tregon se demokratëve u është rikthyer besimi dhe se sot ata treguan se partia u përket atyre.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka siuruar një fitore të thellë sot ndaj kandidatit tjetër Ibsen Elezi.

Ndërkohë demokratë të shumtë të Berishës ndodhen në ambjentet e selisë në pritje të tij.

“Procesi më transparent ndonjëherë dhe i besueshëm. Sot demokratët treguan që partia u përket atyre. Pjesmarrja e lartë në votime tregon se është rikthyer besimi. Rezultati përfundimtar shpallet nesër”-tha Vokshi.

Zgjedhjet për kreun e PD-së, Vokshi: Procesi më transparent ndonjëherë, demokratët e treguan që partia u përket atyre./albeu.com

Shtuar 22.05.2022 22:39