Zgjedhjet në Kosovë, KQZ miraton fletët e votimit: Mbi 1,8 milionë do të printohen

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë mori vendim për miratimin e kërkesave dhe specifikimeve teknike për shtypjen e fletëvotimeve, broshurave të kandidatëve dhe listave votuesve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026, raporton KosovaPress.

Sipas vendimit të KQZ-së, numri i përafërt i fletëvotimeve që do të shtypen është rreth 1 840 000 copë, ndërkaq numri i saktë i tyre do të vendoset nga KQZ në një fazë të mëvonshme të procesit zgjedhor.

Të lidhura

None found

Bazuar në të dhënat e raportit të Listës Preliminare të Votuesve, numri i qytetarëve me të drejtë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, është: 2 092 202 votues


Shtuar 5.05.2026 17:34