Procesi zgjedhor në 6 bashkitë e vendit është duke vazhduar normalisht, teksa deri në orën 13:00 sipas KQZ kanë marrë pjesë në votime vetëm 17.73% e votuesve.
Përqindjen më të lartë të votuesve deri më tani e ka Dibra me 24.52%, pas saj vjen Lushnja me 24.27% dhe Vlora me 23.18%.
Ndërkohë deri më tani Durrësi ka përqindjen me të vogël me 14.61% dhe pas Shkodra me 16.50%.
Procesi ka pasur incedente të vogla, por pa sjellë vonesa të gjatë apo ndërprerje. /albeu.com