Zgjedhjet e pjesshme në Rrogozhinë, Berisha: Të mbrojmë fitoren, duhet punë serioze

Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë ditën e djeshme në Rrogozhinë, ku ka mbajtur një takim me demokratët.

Teksa na ndajnë disa ditë nga zgjedhjet e pjesshme në këtë bashki, Berisha u ka bërë thirrje demokratëve që të mbrojnë fitoren e arritur në zgjedhjet e 14 Majit.

“Të mbrojmë fitoren e zgjedhjeve të 14 majit në këtë Bashki, e cila votoi për Shkëlqim Hoxhën, por që në mënyrë absurde u rrëzua nga vendimi i KAS dhe Kolegjit Zgjedhor”, deklaroi Berisha.

Ndër të tjera ai shprehu mirënjohje për të gjithë ata që votuan për ndryshimin në Rrogozhinë në zgjedhjet e 14 majit si dhe për kandidatin Shkëlqim Hoxha.

Berisha theksoi gjithashtu se përballë qytetarëve dhe opozitës është makineria e një shteti e cila bën gjithçka për tjetërsimin e votës, ndaj kërkohet shumëfishim i përpjekjeve për të mbrojtur fitoren. Ai kërkoi një punë serioze me të gjithë votuesit për t’i afruar ata në kutinë e votimit.

 


Shtuar 4.07.2023 18:40