Gjykata Kushtetuese ka njohur ka certefikuar zgjedhjet e 30 qeroshir të vitit 2019. Pas këtij vendimi, ka reaguar ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiroplai, e cila shprehet se vendimi tregoi se demokracia nuk çmontohet dot për interesa të partive, as nuk është plaçkë që i jepet në duar atyre që institucionet i përdorin për interesa politike.
Reagimi i Spiropalit:
Gjykata Kushtetuese certifikoi Zgjedhjet Vendore të 30 qershorit 2019.
Një vendim që dëshmon se demokracia nuk çmontohet dot për interesa të partive, as nuk është plaçkë që i jepet në duar atyre që institucionet i përdorin për interesa politike dhe private pa asnjë lidhje me të mirën e përbashkët.
Zgjedhjet e 30 qershorit garantuan sovranitetin e popullit dhe siguruan ligjshmërinë e institucioneve.
Parimi i periodicitetit, ndarjes dhe balancimit të pushteteve, zgjedhjeve të lira, parlamentarizmi, si struktura të forta në themelin e një shoqërie të lirë, nuk u tjetërsuan, kjo falë edhe forcës që demostroi shembulli i qytetarisë nga Veriu në Jug duke zgjedhur të parën Shqipërinë./albeu.com