Mbyllen ndeshjet e para të Europa League (VIDEO)

Janë mbyllur ndeshjet e para të Europa League.

Napoli ka fituar bindshëm 1-4 me përmbysje ndaj Leagias së Ernest Mucit duke marrë edhe kreun e Grupit C.

Lyon ka mposhtur pa probleme në shtëpi 3-0 Sparta Prague dhe siguron fazën me eliminim direkt teksa pas 4 ndeshjeve mban kreu me 12 pikë.

Real Sociedad është ndalur në shtëpi duke mos shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Sturm. Pas 4 ndeshjes, skuadra spanjolle mban vendin e dytë me 6 pikë në Grupin B.

Ndërkohë, në barazim pa gola është mbyllur sfida mes Monacos dhe PSV. Francezët pas këtij barazimi  mbajnë kreu me 8 pikë. /albeu.com/


Shtuar 4.11.2021 20:39