Opozita ka dorëzuar sot në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve 3 ankime për bashkitë Blesh, Kamzë dhe Kuçovë në lidhje me tabelat përmbledhëse të KQZ-së për rezultatin e zgjedhjeve vendore të 14 majit në këto 3 bashki.
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka kërkuar që të ribëhet procesi i numërimit në të gjithë Qendrat e Votimit të bashkisë Belsh dhe Kuçovë për kryetarë bahskië.
Ndërsa Partia Alenaca Demokristiane ka kërkuar rinumërimin e votave për këshilltarë bashkiak në Kamzë. Më herët opozita ka dorëzuar edhe 9 ankimime për këshillat bashkiakë në disa bashki të vendit.
KQZ ka miratuar tabelat përmbledhëse për rezultatin e zgjedhjeve vendore për kryebashkiak dhe këshilltarë bashkiakë në bashkitë: Tiranë, Durrës, Shkodër, Kamëz, Lushnjë, Berat, Elbasan, Fier, Vlorë, Korçë.
“Në përfundim Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shpalli kandidatin fitues, z. Arif Tafani me një diferencë prej vetëm 40 vota. Por nga të dhënat në tabelën e rezultatit rezulton se diferenca ndërmjet kandidatëve është disa fish me e vogël se numri i votave të pavlefshme në këtë njësi i cili është 229 vota.
Jemi të bindur, bazuar në prova dhe fakte të pakundërshtueshne, se periudha para dhe zgjedhore u shoqërua me shkelje të ligjit, të cilat cënuan rëndë procesin zgjedhor në një masë të tillë që ndikoi drejtpërdrejtë në ndarjen e mandatit”, thuhet në ankimim.