Zgjedhje 2021/ Kryemadhi deklaron fitoren: Marrim 90 mandate

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi pas mbylljes së procesit të votimit ka bërë të ditur se opozita i ka fituar zgjedhjet parlamentare.

Në deklaratën për median, Kryemadhi deklaroi se opozita ka fituar 85-90 mandate.

“Urime! Fitorja është e jona! Tani mos lëshoni asnjë milimetër, ta çojmë deri në fund procesin pa provokime duke numëruar edhe votën e fundit”, shkruan Kryemadhi në Facebook.

Ajo theksoi se mbi 1,7milionë votues kanë votuar dhe i bën thirrje komisionerëve të LSI që të mos ekzaltohen. “Numrat që janë tregojnë për një fitorre të jashtëzakonshme të opozitës, opozita e bashkuar ka 85-90 mandate. 28-30 mandate ka LSI, PD del forcë e parë”, tha Kryemadhi.


Shtuar 25.04.2021 19:40