Presidenti Volodymyr Zelensky ia hoqi nënshtetësinë ukrainase katër figurave politike, përfshirë politikanin pro-Kremlinit, Viktor Medvedchuk, i cili u transferua në Rusi vitin e kaluar në një marrëveshje shkëmbimi të të burgosurve, raporton Reuters.
“Kam vendosur t’i heq shtetësinë katër personave: Andriy Leonidovych Derkach, Taras Romanovych Kozak, Renat Raveliyovych Kuzmin dhe Viktor Volodymyrovych Medvedchuk,” tha Zelenskiy në fjalimin e tij të natës.
“Nëse deputetët e popullit zgjedhin t’i shërbejnë jo popullit të Ukrainës, por vrasësve që erdhën në Ukrainë, veprimet tona do të jenë të përshtatshme.”
Medvedchuk, një aleat i ngushtë i udhëheqësit të Kremlinit, Vladimir Putin, drejtoi një parti të ndaluar pro-ruse, “Platforma e Opozitës Për Jetën” në Ukrainë dhe po përballej me akuza për tradhti përpara se të transferohej në Moskë në shtator 2022.
Kozak dhe Kuzmin ishin zgjedhur të dy në parlamentin e Ukrainës si anëtarë të partisë së Medvedchuk.
SHBA vendosi sanksione ndaj Kozak, pronarit të tre kanaleve televizive, në janar të vitit 2022 për përhapjen e pretenduar të dezinformatave ruse, pasi Kievi kërkoi arrestimin e tij me akuza për tradhti.
Ukraina ka akuzuar gjithashtu Kuzmin për tradhti të lartë.
Derkach, një ligjvënës ukrainas i sanksionuar gjithashtu nga Uashingtoni, u akuzua në SHBA në dhjetor për pastrim parash dhe shkelje të sanksioneve.
Ai ishte akuzuar se ndihmoi Rusinë të ndërhynte në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në vitin 2020./Albeu.com/