Presidenti ukrainas Volodymyr Zelesnky ka dorëzuar formularin për për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE.
Zelesnky ia ka dorëzuar formularin kreut të delegacionit të BE-së në Ukrainë, Mati Masikas.
“Dua t’ju falënderoj për këtë takim të rëndësishëm. Sot është një nga etapat kyçe për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian. Kjo është ambicia për të cilën populli ynë po lufton,” tha Zelensky, duke shtuar se ky hap për vendin e tij vjen në një kohë tragjike kur shumë ukrainas që përfaqësojnë vlerat evropiane po humbasin jetën.
Kreu i delegacionit të BE-së në Ukrainë vuri në dukje se ky proces po zhvillohet në një situatë shumë të vështirë për Ukrainën.
Sipas Maasikas, formulari ukrainas “do të analizohet shumë shpejt” nga departamenti përkatës i BE-së./albeu.com