Juventusi ka nxjerrë në shitje fanellat e reja për sezonin 2021/22 teksa bie në sy dizajni i ri i cili ngjason me fanellat klasike.
Fanella e reja do të jenë të thjeshta, vetëm me dy ngjyra bardhezi ndërkohë që sponsori kryesorë i skuadrës marka e makinave ‘’Jeep’’ do të vendoset në qendër të fanellës.Nuk mungojnë as tre yjet sipër stemës së ekipit.
Një rikthim në nostalgji ky për bardhezinjtë që këtë sezon kanë vendosur të heqin nga fanella ngjyrën gold
Fanellat e para kanë filluar të shiten në kontinentin e largët të Australisë, teksa pritet dhe zyrtarizimi nga klubi bardhei mbi shitjen e tyre në në Europë.