Gjithsejt 1.037.309 qytetarë, 323.286 amvisëri dhe 438.705 banesa janë regjistruar deri mbrëmë në Maqedoninë e Veriut, në kuadër të procesit të regjistrimit të popullsisë.
Kjo u bë e ditur sot nga Enti Shtetëror i Statistikave. Sipas njoftimit, në diasporë deri më tani janë regjistruar 193.370 qytetarë.
Regjistrimi i popullsisë që filloi më 5 shtator do të zgjas deri më 30 shtator./INA/