Mediat ruse po raportojnë se autoritetet po përgatiten të fillojnë një fushatë të madhe rekrutimi ushtarak me qëllim të nënshkrimit të 400 000 trupash shtesë.
Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se Rusia po e paraqet fushatën si një përpjekje për personelin vullnetar, profesional dhe jo një mobilizim të ri, të detyrueshëm.
Ministria shtoi se autoritetet ruse ka të ngjarë të kenë zgjedhur një “model vullnetar” për të përmbushur mungesën e personelit të tyre në mënyrë që të minimizojnë mospajtimin e brendshëm.
Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 30 March 2023.
Find out more about Defence Intelligence’s use of language: https://t.co/U2ty7b1e7h
?? #StandWithUkraine ?? pic.twitter.com/QweoSriH6U
— Ministry of Defence ?? (@DefenceHQ) March 30, 2023
Por Ministria e Mbrojtjes vë në dukje se rindërtimi i fuqisë luftarake të Rusisë do të kërkojë më shumë sesa personel – pasi ajo ka nevojë për më shumë municione dhe pajisje ushtarake sesa ka aktualisht në dispozicion. /albeu.com