Ndoshta ai vetë nuk e kishte menduar se pushimet e kësaj vere do të kishin qenë kaq të bukura për të. Nejmar, teksa pret që të rikthehet të luajë përkrah shokut të tij të ngushtë, Lionel Mesit te PSG-ja, po vazhdon të kalojë pushimet nën shoqërinë e një “bombe” të vërtetë.
Siç raportojnë mediat braziliane, flirti i fundit i Nejmarit është Bruna Biankardi.
Blogerja, gjithashtu braziliane si sulmuesi i parisienëve, është një ndër vajzat më seksi dhe fotomodelet më të kërkuara të kësaj vere dhe të dy së bashku po shijojnë në maksimum verën në ishujt Baleare, së bashku me një grup miqsh të Nejmarit, disa prej të cilëve shokë të tij te PSG-ja, si italiani Marko Verrati dhe argjentinasi Angel di Maria.
Gjithsesi, e gjithë vëmendja është te Bruna dhe nga fotot mund të kuptohet arsyeja…