Zbulohet cilat ishin fjalët e fundit të Mbretëreshës Elizabeth para se të vdiste

Sarah Ferguson, e njohur gjithashtu si Fergie së fundmi rrëfeu disa detaje nga biseda e saj e fundit me ish-vjehrrën e saj, Mbretëreshën Elizabeth II në podcast-it “Tea Talks with the Dutchess and Sarah”.

Dukesha e Jorkut zbuloi se fjalët e fundit që Mbretëresha i tha ishin: “Vetëm bëhu vetvetja, Sarah”.

Ajo gjithashtu shpjegoi se Mbretëresha mërzitej kur bashkëshortja e djalit të saj nuk ishte vetvetja, por tani pas porosisë që i dha vjehrra, Fergie ndihet me fat që më në fund mund të jetë vetvetja.

“Jam shumë me fat që mund të jem vetvetja”, tha Fergie, ndçrsa shtoi: “Nuk e di nëse është kalimi i Mbretëreshës nç parajsë që tani mund të them hapur atë që dua të them pa u shqetësuar se do të ofendoj dikë.”

Ndër të tjera Fergie u shpreh se fati ka qenë gjithmonë në anën e saj.

“Unë jam njeriu më me fat në botë. Kam pasur jetën më të bukur që mund të kërkoja. Unë kam qenë shumë me fat”– tha Dukesha e Jorkut.


Shtuar 1.09.2023 18:35