Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë, ku 42-vjeҫari Dervish Hasi, abuzonte seksualisht me 16-vjeçaren prej dy vitesh.
Ajo ishte njohur me mjekun Dervish Hasi, kur kishte gjyshen në spital.
Detaje nga hetimet për 42-vjeçarin që akuzohet për “trafikimin e të miturve dhe p*ornografi”.
Mësohet se e mitura nisi kontaktet me mjekun, kur gjyshja e saj po kurohej në spital.
“16-vjeçarja ishte në spital nga gjyshja. Vajza ka qenë personi i kontaktit gjatë trajtimit të gjyshes, kur ishte 14-vjeçe. Prindërit thonë se vajza nisi të ndryshonte sjellje, të largohej nga banesa dhe të indoktrinohej nga mjeku”.
Nga celulari i të miturës, janë gjetur prova se Hasi ka kryer p*ornografi.
“Prokuroria e Tiranës, pasi ka dëgjuar faktet, e ka dërguar mjekun e dyshuar arrest me burg. Avokati dhe vetë mjeku kanë deklaruar pafajshmëri. Kanë qenë prindërit e minores që kanë vënë re ndryshimet te vajza. Mjeku kundërshtuar të japë celularin. Telefoni është dërguar për kqyrje të menjëhershme. Deri më tani është kqyrur celulari i 16-vjeçares, ku nisin dyshimet për pornografi, pasi mjeku i ka shpërndarë videot intime. Vepra penale është rikualifikuar për pornografi. Vajza dyshohet se është filmuar nga mjeku dhe i është nënshtruar pornografisë”.
Ndërkohë, janë kërkuar edhe dëshmitë e bashkëjetueseve të tjera, të cilat deri më tani refuzojnë të flasin.