Zbrazen 3 godina në Qytet Studenti për afganët! Përgjegjësja zbulon sa kohë do të rrinë

350 afganë do të mbërrijnë së shpejti në Shqipëri. Mësohet se të ardhurit do të akomodohen në Qytet Studenti ku tashmë ka nisur edhe zbrazja e konvikteve të studentëve.

Ky lajm është konfirmuar nga vetë përgjegjësja e Konvikteve e cila ka deklaruar se do të përdoren vetëm 3 godina të përzgjedhura dhe do të qëndrojnë vetëm 2 javë.

 Përgjegjësja e konvikteve në Qytet Studenti: Do vijnë për dy javë. Nuk do të zbrazen të gjitha godinat. Vetëm disa do të lirohen. Janë tre godina që janë zgjedhur për të shërbyer si vendstrehim për afganët. Afganët do të jenë të strehuar vetëm për dy javë. Pas largimit të tyre do të nisim me regjistrimin e studentëve.

Nga ana tjetër studentët kanë kundërshtuar këtë nisme pasi sipas tyre nuk kanë ku të shkojnë tjetër dhe nuk mund të lirojnë dhomat e tyre të paguara tashmë. /albeu.com/


Shtuar 16.08.2021 16:18