“Zbërthehet” Klodiana Lala: Ditën e finales së Conference League takova nipin e një prej viktimave, Dumani po thotë të vërtetën

Gazetarja Klodiana Lala tha se në Tiranë ka takuar nipin e një prej personave të vrarë.

Sipas Lalës, kjo ngjarje është zbardhur nga i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani.

Komentet Lala i bëri teksa ishte e ftuar në “Politiko”, ku u shpreh se nuk preferon të flasë për emra, por që nipi i personit në fjalë i kishte dhënë një informacion.

Detaji që kishte dëgjuar prej tij, e kishte bërë të dilte në përfundimin se Dumani po thotë të vërtetën.

“Pse për mua Nuredin Dumani është i besueshëm, pse e them këtë gjë? Sepse unë në ditën që u bë ndeshja e Conference League takova nipin e një prej viktimave, më dha një informacion që nuk është bërë public deri më sot, por është i njëjtë me atë që ka thënë Dumani. Në dosjen hetimore është. Unë kam publikuar pamje e dëshmi të shumë atnetateve dhe kur unë kam parë dëshminë, e kam analizuar dhe dal në përfundimin që përputhen”, tha Lala./albeu.com/