Zbardhet dëshmia e Kokës në SPAK, ish-ministri mohon akuzat: Dokumentacioni nuk u bë nga unë

Ish-ministri I mjedisit Lefter Koka ka dhënë sqarimë në prokurori për më shumë se dy orë në lidhje me dhënienme koncension të Inceneratorit të Fierit. Mësohet se Koka ka mohuar akuzat e prokurorisë, duke deklaruar se ka zbatuar vetëm ligjin.

Ish-ministri I mjedisit Lefter Koka ka dhënë deklarime këtë të premte në prokurorinë e posaçme për më shumë së dy orë, lidhur me hetimet që po zhvilohen për Inceneratorin e Fierit.

Koka mbërriti në ambientet e SPAK, në orën 10 të mëngjesit, dhe ka dhënë sqarime përballë prokurorit Dritan Prençi, në prani të avokatëve të tij mbrojtës. Burime nga organi I akuzës, bëjnë me dije se, Koka ka treguar se ka rrespektuar ligjin dhe nuk ka kryer asnjë shkleje gjatë dhënies me koncension për ndërtimin e Inceneratorit.

Koka ka dhënë sqarime edhe për akuzën e shpërdorimit të detyrës, në lidhje me shpronësimin e sipërfaqes së tokës ku u ndërtuar inceneratori. Ai ka treguar se nuk ka përgjegjësi për shpronësimin, pasi dokemuntacioni është pargatitur nga ekspertët e ministrisë së mjedisit.

Nga ana tjetër prokuroria pretendon se, Koka ka përfituar përmes rryshfetit 1.2 milionë euro për ndërtimin e Inceneratorit të Fierit. Koka akuzohet edhe për Inceneratorin të Elbasanit që sipas prokurorisë ka marrë rryshfet 3.7 mln euro për ndërtimin e tij.

Një ditë më parë dha sqarime në prokurori ish-deputeti socialist Alqi Bllako, që gjithashtu ka mohuar të jetë I përfshirë në aferën korruptive. Bllako dyshohet se përmes rryshfetit ka fovorizuar biznesmenin klodian zoto për ndërtimin e Inceneratorit duke marrë rreth 140 milionë lekë./albeu.com


Shtuar 15.04.2022 14:04