Ditëtën e sotme, ka vijuar në Gjykatën e Posaçme seanca gjyqësore për dosjen “Plumbi i Artë”, ku i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, ka dëshmuar sërish para avokatëve të të pandehurve të tjerë.
Dumani foli edhe për planin për vrasjen e Elton Kiles në Elbasan, i cili njihet me pseudonimin Oti. Ai zbulon gjithashtu, se si një shef krimesh në Elbasan i jepte informacione për Talo Çelën.
Zyrtarin policor ia ka prezantuar Henrik Hoxha, dhe se ai i kërkonte 10 mijë euro në muaj për informacione.
“Suel Çela ishte i interesuar për vrasjen e Oti Kilës. Ditën e ngjarjes isha vetëm në makinë, kur u qëllova isha shofer. Më qëlluan nga mbrapa. Më pas u ula te sedilja e pasagjerit në makinën X5 kur u plagosa.
Oti Kilën e njihja personalisht, kam ndenjur me atë bashkë me vëllain tim. I kemi shitur një makinë dhe i kemi blerë një makinë. Në të njëjtën ditë u bë shit-blerja. Në 2019 një shef krimesh në Elbasan që Henrik Hoxha e kishtë shok, më jepte informacione për Talo Çelën. Shefin ma prezantoi Henriku, ai kërkonte 10 mijë euro në muaj.
Një dite para ngjarjes bleva një kallashnikov dhe silenciator në Fier. Sandër Baho më njohu me shitësin. Ditën e ngjarjes kisha mitraloz me 200 fishekë dhe një kallash. Mitralozin ma dha çuni i xhaxhait tim. Makinën për ngjarjen e bleva rreth 5-6 mijë euro, me thanë që ishte e vjedhur në Greqi, por nuk e di”, ka thënë Dumani.