Ditën e sotme, qytetarë u mblodhën përpara ambienteve të SPAK, duke bërë të ditur se do të dorëzojnë librin “Albanian Files”, të cilin e konsiderojnë si provë krimi.
Protestuesit njoftuan gjithashtu se në vijim do t’i paraqesin Prokurorisë së Posaçme edhe një kallëzim penal.
Të lidhura
None found
Aktivistja Sidorela Vatnika deklaroi: “Kemi në dorë “Albanian Files”, për të gjitha projektet që janë ndërtuar dhe një pjesë që ritet të ndërtohen në zona të mbrojtura. Për ne ka të dhëna që ligji është ndryshuar me porosi. Bëhet fjalë për oligarkë shqiptarë. Albanian Files është arma e krimit që kryeministri Rama ka shkatërruar Shqipërinë. Në ditët në vijim po përgatisim edhe kallëzim penal që do të ia dorëzojmë Prokurorisë së Posaçme. Në këtë libër del qartë se është shmangur konsultimi publik. Në këtë libër del qartë se ligji u miratua për projektet të ndryshme, që ishin hartuar para se të miratohej ai. Në këtë libër del qartë se ka konflikt interesi mes kryeministrit dhe arkitektëve dhe bizneseve. Ai është kryetar i Këshillit të Territorit dhe kryeministri që vendos për këto projekte. Ne jemi këtu për të mbështetur SPAK, Nuk jemi këtu për një drejtësi popullore. Rama duhet të trajtohet dhe të hetohet si gjithë qytetarët e tjerë.”
