Mediat spanjolle fokusohen te “çështja Ronaldo”, Martinez del në mbrojtje të yllit portugez dhe zgjedhjeve të tij

Para përballjes me Kroacinë në fazën e 1/16-tës të Kupës së Botës, vëmendja në Portugali është përqendruar te Cristiano Ronaldo. Mjafton që ai të mos gjejë rrugën e rrjetës, siç ndodhi në barazimin 0-0 ndaj Kolumbisë, që në konferencat për shtyp të trajnerit Roberto Martinez të rikthehen menjëherë pyetjet për të.

Të lidhura

None found

Në këtë klimë u rikthyen edhe paralelizmat me Messin, këtë herë për shkak se argjentinasi u la pushim përballë Jordanit, ndërsa Ronaldo jo.

Siç shkruan gazeta spanjolle Marca, Martinez reagoi me bezdi të dukshme dhe i preu menjëherë këto krahasime. “Ne nuk e krahasojmë veten me lojtarë nga ekipe të tjera kombëtare. Kjo do të ishte fëmijërore”, është shprehur fillimisht tekniku i Portugalisë.

Sipas Martinezit, gjendja fizike e Ronaldos nuk vihet në diskutim. “Cristiano nuk ka problem të luajë 90 minuta”, ka deklaruar ai. Kapiteni portugez ishte në fushë gjatë çdo minute në të tri ndeshjet e fazës së grupeve. Ai nuk u zëvendësua as ndaj Uzbekistanit, edhe pse Portugalia ishte në epërsi 4-0 në minutën e 60-të dhe ndeshjen e mbylli me fitore 5-0, ndërsa Ronaldo kishte realizuar tashmë dy gola.

Megjithatë, për duelin ndaj Kroacisë, që luhet të premten në orën 13:00 në Toronto, trajneri la të hapur mundësinë e ndryshimeve.

“Ndoshta do të na duhet të ndryshojmë diçka në ndeshjen tjetër, por kjo vlen për çdo lojtar. Ne analizojmë të gjitha të dhënat nga ndeshjet dhe stërvitja, kështu që gjithmonë ekziston mundësia e ndryshimeve”, tha ai.

Edhe pse kjo derë mbetet e hapur, është e vështirë të mendohet se Ronaldo do të mbetet jashtë formacionit titullar në një ndeshje eliminatore, nëse është plotësisht i gatshëm fizikisht.

Gjatë kësaj Kupe Bote, Martinez e ka vlerësuar vazhdimisht Ronaldon, dhe të njëjtën gjë e bëri edhe pas sfidës ndaj Kolumbisë. “Cristiano është sulmuesi ynë më i kompletuar, një lojtar që hyn në zonën e penalltisë. Është shumë e rëndësishme për ne të jemi në harmoni me lëvizjet e tij”, theksoi ai.

Trajneri ka nënvizuar disa herë se ky rol krijon hapësira për depërtimet e mesfushorëve nga prapavija, si Bruno Fernandes dhe Vitinha. “Cristiano është mësuar të jetë në vendin e duhur në kohën e duhur. Ka më shumë të bëjë me forcën mendore, disiplinën pozicionale dhe krijimin e hapësirës në sulmet tona”, shtoi Martinez.

Kujtime të bukura nga Kroacia

Sipas Marca, Kroacia i sjell kujtime të mira Ronaldos. Përveç faktit se do të ribashkohet me ish-shokun e skuadrës Luka Modric, pikërisht kundër kroatëve ai shënoi golin e 900-të të karrierës së tij, në Ligën e Kombeve.

Në pesë përballje të deritanishme, bilanci i tij është tre fitore, një barazim dhe vetëm një humbje, me tre gola të realizuar. Një prej këtyre ndeshjeve ishte ajo e fazës së 1/8-tës në Euro 2016, turne që Portugalia e fitoi më pas, pasi kaloi tutje falë golit të Ricardo Quaresma në minutën e 117-të të kohës shtesë.


grandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetHoliganbetmeritbetjojobetCasibomHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasperabetjojobet girişcasibomJojobetbetcio