Zbardhet biseda e avokates me të ëmën për punësimin në Ministri: Voda nuk do iPhone, por Samsung

Ish-zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda është arrestuar për korrpusion. Ajo u kërkonte njerëzve për t’I punësuar në administratë para dhe ushqime.

Avokates Florida Beu i ka kërkuar një arkë me peshk, një celular dhe një mijë euro.Në dosje është zbardhur biseda e Beut me të ëmën, ku i tregon se çfarë kanë biseduar me Vodën dhe në një pasazh ata kanë diskutuar dhe për markën e celularit, të cilën e donte iPhone.

Pjesë nga përgjimet: 15 shkurt 2020, ora 12:28

Florida: Me ato leket që do më sjelle Gerti do ti blej naj gjë asaj Rovenës, që të paktën ta ndjejë nje cike si detyrim ajo.

E ëma: Ishalla o zot i madh, dritë ja bëftë edhe asaj zoti.

Florida: I tha pa merak i tha se kjo do ta shpërblej, njeqind here i tha hajde të dalim për darkë, e andej e këndej, e kemi lënë të enjten.

E ëma: Po çfarë është kjo tani?

Florida: Zëvendësministre.

E ëma: Tani ca pike synimi ke ti që të fusi aty?

Florida: Në ministri.

E ëma: Po ça me u bë? Nuk mund të pyesja dot në telefon unë edhe kështu nuk u ulëm të bënim pak muhabet.

Florida: Mjafton të futem se ajo tha, i tha Majlinda unë dua nje vend të mirë për këtë ajo i tha unë direkt për shefe nuk e fus dot po do ta fus specialiste i tha

E ëma: Ty të pëlqen kjo?

Florida: Po po mami se futesh në ministri është gjë e madhe të futesh në ministri dhe me DAP. Me DAP është ajo që të regjistron, futesh me provim ti bën provimin pyetjet ti jep se do ti jap kafen unë, ajo Albana që mori ajo në telefon edhe po u fute aty pastaj se atë tha dhe ajo Rovena mjafton të fusi këmbët se pastaj pas një viti e rrisim në post po vetëm të futet.

Por Florida Beu kishte edhe dilema sesa para do t’i jepte ish-zv/ministres.

“2 mijë apo 1 mijë euro? Ia thashë unë tashi, se do iki prapë të them se ajo 500-çe do të marrë nja dy vjet, e laj këto që do t’ju jap këtyre. Vjen PS e PD më heq vajzën nga puna, mos më çani, rri të flas vetë unë”.

Në një tjetër pasazh të përgjimeve të SPAK, Florida Beu pretendon se zv.ministrja i ka kërkuar që telefoni që do t’i japë të mos jetë i markës “Iphone”./albeu.com


Shtuar 15.07.2021 11:38