Nxorri këmbën në dritaren e makinës, gjobitet zyrtari në Kosovë

Policia e Kosovës ka gjobitur një zyrtar të Ministrisë së Infrastrukturës pasi ka nxjerrë këmbën në dritaren e makinës.  Ai është gjobitur me 40 euro.

“Policia, e ftoi zyrtarin B.I 60 vjeçar, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit të Ferizajt dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor. Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast, që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë./albeu.com

Shtuar 15.07.2021 11:23