Kryeministri maqedonas Zoran Zaev, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, u ka bërë thirrje vendeve t’i bashkohen nismës “Open Balkan”.
Sipas tij, ky është një hap i rëndësishëm për europianizimin e rajonit, përsa kohë nuk jemi në Bashkimin Europian.
“Sot është dita e fundit në detyrë e imja. Në fillimet e nismës ne kemi nxjerrë në pah faktin se Ballkani i Hapur është një proces i përbashkët që ka nisur nga Shqipëria, Maqedonia e Serbia. Të gjitha vendet që kanë mbetur në rajon kanë një ftesë. Në bëjmë thirrje që nisma të jenë një nismë që të janë të mira përfitime përmes një tregu të përbashkët. Sot ne paraqesim hapa konkrete. Kemi nënshkruar marrëveshje për kushtet e qasjes së lirë dhe u kemi dhënë mundësi qytetarëve të kenë qasje përmes identifikimit elektronik. Kurdo që këto marrëveshje të ratifikohet qytetarët do të keni mundësi të lëvizin lirisht. Ne lidhemi me qëllimin e qartë që njerëzit tanë të ndjejnë përfitime elektronike. Këto janë hapa të jashtëzakonshme për europianizimin e vendeve tona sepse ne jemi Europë. Kur Vuçiç, Rama sëbashku me mua skicuam Ballkanin e Hapur ramë dakord që të mos lejojmë skepticizmin. Ballkani i Hapur është një kontribut që na sjell më pranë BE. Kur BE dështon ne kemi detyrë të marrim nisma që europianizojnë rajonin dhe sjellin një jetë më të mirë”, tha Zaev./albeu.com