Yuri Kim pret miqtë e fëmijërisë, gati tu tregojë bukuritë e Shqipërisë (FOTO LAJM)

Ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim mesa duket ka përcjellë fjalë shumë të mira për Shqipërinë te miqtë e saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar një foto në rrjetet sociale nga makina, ku shfaqet me hartën e Shqipërisë përpara dhe tregon se disa miq të fëmijërisë kanë ardhur për vizitë.

Diplomatja ka marrë rolin e një guide për vizitorët nga Guami.

“Disa nga miqtë e mi të fëmijërisë (ne jemi rritur së bashku në Guam) kanë ardhur për vizitë dhe unë po i shëtis përreth… ”, shkruan ambasadorja.


Shtuar 28.06.2021 10:12