Yuri Kim nuk i ndahet Tom Doshit, ka një thirrje të fortë për shqiptarët: Mos e votoni!

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim nuk i ndahet ish-deputetit Tom Doshi. Gjatë një interviste në “Përballë”, Kim tha se shqiptarët nuk duhet që të votonin personat që i paguanin faturat e spitalit qytetarëve, ndërsa shtoi se veprat e mira jo domosdoshmërisht nënkuptojnë se s’kemi të bëjmë me kriminelë.

Deklarata e Kim:

“Mendoj se votuesit shqiptarë janë të mençur, e dinë se kush bën çfarë. Ne u kemi treguar se kush nuk duhet të jetë në parlament. Ky person është dikush që i ndalohet në SHBA, në të gjithë vendin dhe kjo ka më shumë peshë se çdo faturë dyqanesh apo spitali që ka paguar. Fakti që vjen në dasmën e vajzës tënde, nuk do të thotë që është njeri i mirë. I quaj kriminelë sepse përpjekja për të blerë votën është krim,”-tha ajo.

Rikujtojmë se pak ditë më parë kandidatja për deputete me PSD-në, Senera Hoxha u shpreh se shkak për të hyrë në politikë ishte bërë humanizmi që ajo kishte pikasur nga kryetari i partisë, Tom Doshi. Sipas saj, ai paguante faturat e spitaleve të qytetarëve dhe ky gjest e kishte prekur. /albeu.com/

Shtuar 13.04.2021 09:04