“Ylberi ishte përdorues alkooli” Flet kryeplaku i fshatit: Britmat natën vonë na bënë të njoftonim policinë

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 47-vjeçarit në Klos, nga nëna dhe vajza e tij, të cilat e kanë goditur në kokë me sende të rëndë.

Kryeplaku i fshatit Gurrë e e Vogël ku u vra Ylber Elezi ka folur për mediat. Ai ka thënë se pasi kanë dëgjuar zhurmën e madhe në mes të natës kanë njoftuar policinë.

Ai gjithashu ka thënë se Ylberi ishte përdorues në masë alkoli, bashkëshortja vuante nga problemet e shëndetit mendor ndërsa vajza së fundmi ishte në gjendje depressive.

“Dëgjuam zhurmë dhe dolëm jashtë, dera e tyre ishte e mbyllur, nuk kishim si hynim brenda. Lajmëruam policinë. Ka qenë përdorues alkooli në masë, bashkëshortja ka qenë me probleme mendore, vajza ka pak ditë që kishte kaluar në depresion. Gjendja ekonomike e vështirë, mblidhen të gjitha ato… Iu kishim lidhur energjinë elektrike, dhe e kishin shkatërruar, merrte ndihmë ekonomike 60 mijë lekë, Ylberi ka qenë i goditur me sende të forta në kokë, me dru ose me tullë. Ka qenë prokurori brenda në banesë, nuk vonoi as gjysmë ore policia për të ardhur”, ka thënë kryeplaku./albeu.com


Shtuar 26.07.2021 10:29