Astrologia e njohur Meri Gjini, teksa ishte e ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, u shpreh se Marsi do të vazhdojë te Gaforrja. Çështjet prioritet të familjes u jepet zgjidhje. Çështje zyrash dhe fëmijët zgjidhen.
Çështje dokumenta dhe zyrash vendosen dhe shtrohen mbi baza të sigurta. Çështjet e fizikut mbeten prioritet.
Kjo ishte një përmbledhje në atë që na pret për muajin tetor, sipas astrologes.
Sipas saj, shenja më me fat për këtë muaj është Virgjëresha.
Virgjëresha
Në fazën e parë, Saturni është përballë. Jep mundësi shumë të mirë për të diskutuar me eprorët. Nuk lidhet me emocionet, por me sigurinë dhe vazhdimësinë. Mund të jetë punë, dakordësi, kontratë, gjithçka rrotullohet në ndërtimin e një baze të sigurt. Yjet e duan Virgjëreshën këtë muaj. E para për të zgjidhur çfarë kanë patur problematika nga gushti. E dyta për të patur një stabilitet në mënyrën si e projekton të ardhmen afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë. Më kryesorja ka të bëjë me pjesën e emocioneve në jetën personale dhe sociale. Buzëqeshja e këtij muajit ndodh në lëvizje të mëdha të gjata dhe të largëta.